Kosova

Policia jep detaje për plagosjen e djeshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Raportohet se nga një veturë në lëvizje në të cilën ishin tre persona, dyshohet se kanë shtënë me armë e zjarri dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave viktima mashkull K/Shqiptar është plagosur në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK i cili pas tretmanit mjekësor është liruar.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të fishekut i kalibrit të vogël.

Është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka dorëzuar armën e përdorur në rast e cila është e llojit pistoletë, një karikator dhe dy fishekë.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.