SHËNDETËSIA

Policia jep detaje për klinikën në Prishtinë që kryente transplantim dhe trafikimin të organeve njerëzore

Policia e Kosovës edhe njëherë ka konfirmuar zyrtarisht, por me më shumë detaje, arrestimin e pesë të dyshuarve për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ , ‘trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe ’bashkëkryerje’

“Bazuar në informatat dhe hetimet e bëra paraprakisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) me datën 2 dhe 3 prill 2019 ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me kontrollimin e një klinike private në rajonin e Prishtinës dhe me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për kryerje të veprave penale: “Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore”, “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Bashkëkryerja”, thuhet në njoftim.

Hetimet rreth këtij rasti kanë filluar disa muaj më parë dhe janë zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë.

“Operacioni policor është mbështetur edhe nga institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga MSh, inspektorët farmaceutikë, zyrtarë nga administrata tatimore dhe njësitet tjera policore. Si prova materiale janë sekuestruar dosje mjekësore, libra të evidencave, 4 telefona mobilë dhe 500 euro para të gatshme”, thuhet tutje.

Me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, për arsye të gjetjes së parregullsive, është mbyllur reparti ku janë kryer shërbimet e IVF në këtë klinikë.

Katër të dyshuarve me urdhër të prokurorit ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.