Hi Tech

Policia holandeze po e heton rastin e “hakimit” të llogarisë së Twitterit të Trumpit

Policia holandeze e ka marrë në pyetje një hetues të sigurisë kibernetike që ka thënë se me sukses është futur në llogarinë e Twitterit të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, duke e qëlluar fjalëkalimin, raporton BBC.

Muajin e kaluar, hetuesi i njohur i sigurisë kibernetike Victor Gevers ka thënë se ai ka siguruar qasje në llogarinë e Trumpit, duke e qëlluar fjalëkalimin. Ka thënë se fjalëkalimi ishte “MAGA2020!”.

Por, Gevers tash ka ofruar më tepër informata për të mbështetur këto pretendime të tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Gevers, ka treguar më tepër dëshmi.

Ai nuk ka zbuluar saktësisht informatat, por duke u futur në llogari, dikush mund të shoh dhe dërgojë mesazhe private e po ashtu të shoh informata se sa persona i ka bllokuar pronari i llogarisë.

Madje mund të shkarkojë dhe ruajë të gjitha informatat, përfshirë fotot dhe mesazhet.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit Publik të Holandës ka konfirmuar marrjen në pyetje të Geversit.

“Ne jemi duke hetuar nëse ka ndodhë diçka penale”, ka thënë ai për gazetën “Volkskrant”.