Rajoni

Policia e Malit të Zi japin mesazh për ata që vendosin t’i kalojnë pushimet atje

Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi njoftoi se të gjithë turistët të cilët me ardhjen në Mal të Zi në roming përdorin rrjetet malazeze të operatorëve celular Telekomi Malazez dhe Telenor do të marrin mesazhin, në gjuhën malazeze dhe angleze, e cila do t’i informojë për funksionimin e numrit 112.

Teksti i mesazhit, i përkthyer në gjuhën shqipe është: “Mirë se vini në Mal të Zi! Në rast të situatës urgjente, thirrni 112”.

Numri 112 është i vetmi për thirrjet në situata urgjente i cili është i qasshëm në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe është përcaktuar në mënyrë që përmes numrit unik t’i mundësohet qytetarëve të kenë qasje të gjithë shërbimeve urgjente në rast nevoje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.