Kosova

Policia e Kosovës: UNDP i dorëzon pesë qen për zbulimin e armëve

Policia e Kosovës sot është bërë me pesë qen të ri që do t’i shërbejnë për zbulimin e armëve, falë një donacioni të UNDP-së në Kosovë.

Përderisa qentë e njësisë K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.

Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasi që do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.

Drejtori i përgjithshëm Rashit Qalaj, tha se falë punës dhe përkushtimit, Policia e Kosovës ka arritur brenda një viti të konfiskojë rreth 1 mijë e 600 armë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u zotua se do të jetë i përkushtuar në fushën e sigurisë.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka thënë se misioni kryesor i tyre është luftimi i krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.