Kosova

U merrnin para qytetarëve për viza pune në Gjermani, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datë 24 janar 2020 ka realizuar planin operativ të koduar ‘’Vizat’’.

Pas dyshimeve të bazuara në përfshirjen e disa personave të dyshuar në një bashkëpunim me një person tjetër në Gjermani, gjatë periudhës kohore janar-maj të vitit 2019, të njëjtit ju kanë premtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës punësim në profesione të ndryshme, e kryesisht në fushën e ndërtimtarisë në shtetin e Gjermanisë, ku në këmbim të kryerjes së këtyre shërbimeve, qytetarët duhet të paguanin shuma të parave në faza të ndryshme (në fazën e aplikimit, fazën e sigurimit të kontratës së punës, si dhe fazën e fitimit të të drejtës për vizë).

Me këtë rast, Policia e Kosovës gjatë fazës së hetimeve, ka aplikuar masat e nevojshme të hetimit të fshehtë, me ç’rast janë mbledhur dëshmitë nga personat e dyshuar.

Personat e dyshuar të arrestuar janë:

I.B.       viti i lindjes  1983                M/Shqiptar

Sh. B.   viti i lindjes  1952                M/Shqiptar

E. P.     viti i lindjes  1996                M/Shqiptar

Në lidhje me rastin janë sekuestruar para në vlerë prej 700 (shtatëqind) euro si dhe 3 (tre) telefona mobil, të cilët do të shërbejnë si prova materiale përgjatë procedurave.

Ndrërsa me urdhër të prokurorit, personat e dyshuar të arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.