Kosova

Policia e Kosovës në terren, implementon masat anti-COVID

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimi dhe luftimi i pandemisë Covid-19, vazhdon të mbetet një ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

Edhe sonte njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë dalë në terren për të implementuar masat anti-Covid.

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, në bashkëpunim edhe me inspektorët e AUV, në të gjitha rajonet e Kosovës po punojnë me përkushtim që edhe pas kufizimit të qarkullimit, të zbatohen vendimet e marra nga autoritete shtetërore në mënyrë që menaxhimi i masave dhe kufizimeve të jetë sa më efikas, në interes të shëndetit publik.

Ruajtja e rendit dhe siguris publike si dhe parandalimi dhe luftimi i pandemisë Covid-19, vazhdon të mbetet një ndër…

Posted by Kosovo Police on E diel, 9 Maj 2021