Kronika e zezë

Policia e Kosovës konfiskon një lepur dhe 17 fishekë të pushkës në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se mbrëmë rreth ortës 21:45, ka ndaluar një veturë në të cilën ishin tre persona.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit ndërsa në veturë është gjetur një lepur i vrarë dhe një pushke gjuetie me afat të skaduar.

Me urdhër të prokurorit, arma me 17 fishekë dhe lepuri janë konfiskuar, ndërsa rasti i cilësuar si armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme, po hetohet me procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.