Kosova

Policia e Kosovës dhe KFOR-i hedhin në ajër veturat me eksploziv

Njësiti për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese i KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë trajnuar së bashku në Sankoc të Drenasit.

Në një video të postuar në faqen e KFOR-it shihen makinat duke u hedhur në ajër si pasojë e vendosjes së eksplozivëve

Aty shihen forcat e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke e organizuar së bashku aksionin.
Trajnimi është mbajtur në vendin ku Policia e Kosovës trajnohet për përdorimin e armëve të zjarrit.