Kombëtare

Policia e Kosovës arreston redaktoren e portalit Kossev në veri

Redaktorja e portalit Kossev në veri të Mitrovicës, Tatjana Llazareviq, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

Siç bën të ditur policia, ajo nuk e respektuar masën e kufizimit të lëvizjes.

Policia e ka ndaluar atë, deri sa po shëtiste në Mali Zveçan.

Lazareviq është dërguar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut.

Gjatë ditës së djeshme ka hyrë në fuqi vendimi për kufizim të lëvizjes, e cila gjatë fundjavave do të ketë ndalim të plotë të lëvizjes në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.