Kosova

Policia e Kosovës arreston pesë të dyshuar dhe konfiskon mbi dhjetë kilogramë drogë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë  (10 kg. 835 gramë).

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët  dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të arrestuarit nga policia janë:

  • A.L.                viti i lindjes  1956                   m/k/sh,
  • K.L.                viti i lindjes  1993                   m/k/sh,
  • G.J.                 viti i lindjes  1986                   m/k/sh,
  • E.L.                 viti i lindjes  1995                   m/k/sh dhe
  • E.M.               viti i lindjes  1984                   m/k/sh.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.