Kosova

Me patentëshofer fals të Sllovenisë dëshironte aso të Kosovës, arrestohet pejani

Me datë 22 gusht 2019, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  – Pejë ka pranuar informacione se një person i dyshuar  ka bërë falsifikimin e një dokumenti personal.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, menjëherë është filluar me procedurat e nevojshme për hetim të rastit, me ç’rast edhe është kryer arrestimi i personit të dyshuar.

Personi i arrestuar dyshohet se ka falsifikuar një patentëshofer të Republikës së Sllovenisë dhe të njëjtin dokument e ka përdorur për t’i vënë në lajthim autoritetet kompetente për pajisje me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar i arrestuar është:

  • K. G           viti i lindjes  1965           M  Shqiptar/Kosovar

Lidhur me rastin, nga i lartcekuri është konfiskuar një patentë shofer i Republikës së Kosovës dhe në konsultim me prokurorin kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.