Kombëtare

Policia arreston një person në Pejë, i konfiskohen mbi shtatë kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që të njëjtit person i është gjetur një sasi prej 7 kilogramë e 101 gramë substancë narkotike.

Siç njofton Policia e Kosovës, Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Pejë, me datën 24.04.2019 në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se i dyshuari i këtij rasti dyshohet se posedon substanca narkotike.

Hetuesit, kanë siguruar urdhërin nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë për të bërë kontroll-bastisje në banesën e të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi pre 7 kilogramë e 101.6 gramë, substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’

Pas intervistimit, i dyshuari, me urdhër të prokurorit shtetit, është ndaluar për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.