Policia arreston disa prej anëtarëve të PSD-së

Policia e Kosovës ka arrestuar disa prej anëtarëve të PSD-së, të cilët kanë rezistuar të dalin nga Biblioteka Kombëtare.

Ata kanë penguar fillimin e manifestimit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

PSD me aksion edhe në manifestimin e Ditës së Mësuesit në Bibliotekën Kombëtare

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ku pritet të fillojë manifestimi për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, anëtarë të Partisë Socialdemokrate kanë zhvilluar një aksion simbolik.

Mirëpo, paraprakisht mbrojtja e afërt e kryeministrit ka kërkuar që ata ta lirojnë sallën.

Anëtarët e PSD-së, në krye me Nol Nushin, nuk janë pajtuar duke insistuar që të kryejnë aksionin e tyre.

Ata kanë shfaqur një transparent me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, me të cilën kanë ironizuar përmes vendosjes së notave për të.

Go to TOP