Kombëtare

Policia arreston dhe më pas liron tetë serbë në Brezovicë, dyshoheshin për përfshirje në struktura ilegale

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tetë serbë, në zonën e Brezovicës.

Ata dyshoheshin se mund t’i përkisnin ndonjë strukture ilegale, kurse pas intervistimit janë liruar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim. Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent, të dyshuarit të cilët dyshoheshin se mund t’i përkasin ndonjë strukture ilegale janë liruar”, ka thënë Kelani. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483