Kosova

Policia apel vozitësve: Kujdes për shkak të reshjeve të shiut

Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Në njoftimin për media, Policia kërkon nga ngasësut që të përshtatin drejtimin e automjetit me kushtet e rrugës.

“Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bije në tërë territorin e vendit, po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve. Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës, kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.