Kosova

Policia aksion nëpër fshatrat e Lipjanit, arrestohen katër persona

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të Gjykatës. Operacioni ka nisur të shtunën, nga njësitet policore të Lipjanit.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje  i cili ka rrezultuar me arrestimin e katër  personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës. Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar 4 urdhëresa te gjykatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Të arrestuarit, dyshohen për “Vjedhje e rëndë në tentativë”, “Dëmtim prone” dhe “Lëndim trupor”.  

“Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat  vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore. Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit”, ka deklaruar Ahmeti.