Kombëtare

Polici nga Gjilani kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur, ngritet aktakuzë ndaj tij

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor me inicialet R.Sh. pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture.

Sipas aktakuzës polici R.SH nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill të 2021 ka kryer sulm seksual ndaj një të miture me aftësi të kufizuara mendore.

R.Sh. sipas kërkesës së Prokurorisë së Gjilanit gjendet nën masën e paraburgimit nga data 21 prill.

Të akuzuari i është vazhduar masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor sipas prokurorisë duhet ti ndalohet ushtrimi i profesionit të policit.