Kosova

Polici i lënduar në Zhur, pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit

Gjendja e policit, Artur Mrasori, është stabile, megjithëse i lënduar rëndë në pjesën e qafës dhe tek sytë.

Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, ai pritet që gjatë ditës së nesërme të dërgohet për trajtim jshtë Kosovës. Vendimin pritet ta marrë Konsiliumi i mjekëve të QKUK-së.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Basri Sejdiu.

“Është bërë kërkesa për Fondin për trajtim jashtë institucioneve publike. Në rast se kërkohet trajtim me specifik kërkesa është bërë që të dërgohet për trajtim jashtë vendi”, ka thënë Sejdiu.

Polici Mrasori ka lëndim të rëndë, sidomos në syrin e djathtë.

Një polic vdiq e dy të tjerë u lënduan si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit, të martën mbrëma teksa kryenin bastisje në një rast për narkotikë. I lënduar ka mbetur edhe një fëmijë i të dyshuarit, që është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.