Kombëtare

Policët ua kontrollojnë veturën, pastaj shtëpitë dhe gjejnë drogë, armë, telefona dhe një tablet

Sipas Policisë së Kosovës, përkatësisht, raportit 24 orësh, dje në mesditë në Viti janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë – përcjell Kosova.info

Sipas raportit, “gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe  janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e njërit prej të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar: 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishek, një thikë, dy telefona dhe një tablet.”

Po ashtu, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.