SPORT

Pol Pogba i thotë “po” Juventusit

Pol Pogba i ka thënë “po”, Juventusit,  por skuadra italiane më parë duhet të shesë disa lojtarë.

Mediat italiane raportojnë se mesfushori i Mançester Junajtid, ka rënë dakord të kthehet në Juventus këtë verë, megjithatë bardhë e zinjtë do të duhet të shesin disa lojtarë në mënyrë që të përballojnë shifrën e francezit.

Juventusi shpreson te arrijë të mbushë arkat me 100 milionë euro nga shitjet e lojtarëve këtë verë. Duke filluar nga sulmuesi kroat Mario Manzukiç te mbrojtësi i krahut të djathtë Zhoa Kanselo, mesfushori Huan Kuadrado edhe portieri  Perin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483