Kombëtare

Podujevë: Po kryhen vizitat sistematike mjekësore të nxënësve në shkolla

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot ShFMU “Naim Frashëri”, ku janë duke u kryer vizitat sistematike mjekësore të nxënësve.

Ekipi mjekësor i QKMF-së, i përbërë nga mjekët familjarë, po kryen vizitat mjekësore sistematike të nxënësve të klasave të para, të katërta dhe të teta në shkollat fillore të mesme të ulëta në Podujevë.

Për të përcjellë nga afër këtë proces, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot ShFMU “Naim Frashëri” në Podujevë.

Me këtë rast kryetari Veliu tha se me kontrollin sistematik mjekësor synohet parandalimi i sëmundjeve të ndryshme dhe edukimi shëndetësor i fëmijëve.

“Më gëzon fakti që gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë”, tha kryetari Veliu.

Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve do të bëhen në të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës. /Kosova.info/