Kosova

Podujeva vendi ku numri i të infektuarve nga koronavirus po rritet shumë shpejtë, ja sa janë të infektuar deri më sot!

Sot në Komunën e Podujevës janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus.

Me këto dy raste, numri i rasteve aktive me këtë sëmundje në këtë qytet ka arritur në 167.

Deri tash nga ky qytet janë shëruar 223 pacientë. “Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm 2 raste pozitive. Aktualisht në Komunën e Podujevës janë 167 raste aktive dhe 223 të shëruar. Shërim të shpejt të gjithë të infektuarve”, thuhet në njoftimin e komunës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483