
Meqë Agim Veliu do të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar, Podujeva, detyrimisht do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme – shkruan Kosova.info
Veliu pritet të bëhet Ministër i Punëve të Brendshme, prandaj, komuna të cilën ai e ka udhëhequr tash e sa kohë, do të mbetet pa kryetar.
Bazuar në ligjet e vendit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mban zgjedhjet e reja, ku do të votohet për kryetarin e ri.
Saktësisht: Ligji nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, tregon se kur përfundon mandati i kryetarit të komunës.
add a comment