Kombëtare

Podujeva dërgon në pikën kufitare të Merdarit ekip mjekësor për koronavirusin

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, drejtoria e Shëndetësisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë dërguar ekipin mjekësor në pikën kufitare në Merdar.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Podujevës përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook. Aty thuhet se ekipi mjekësor do të jetë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare dhe të cilët mund të kenë simptomat e infektimit nga koronavirusi COVID-19.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483