Show Biz

Po thyhet rrjeti!Capital T dhe Ledri sapo hapën sfidën më flakë të momentit

Ledri dhe Capital T janë dy emrat më të lakuar të momentit pasi kanë korrur një sukses të paparë me këngën e tyre të fundit DMP.

Ndonëse ka vetëm 4 ditë që është publikuar, kënga numëron mbi 2.6 milionë klikime dhe duket se do bëjë namin këtë verë.

Ajo që na la pa fjalë gjatë xhirimit të këngës është kërcimi i çunave i cili menjëherë u kthye në trend.

Kështu, këngëtarët vendosën t’i jepnin më shumë gjallëri sezonit e të shpallnin sfidën më ‘IN’ të momentin në Instagram.

Sikundër mund ta mendoni sfida quhet #dmpchallenge dhe gjithë çka duhet të bëni është kërcimi si në videon e mëposhtme.

Capital T ka ftuar të gjithë ata që munden, t’i përgjigjen kësaj sfide duke i dërguar edhe video.

View this post on Instagram

DMP x @truekapo – t’Premten në ora 17:00 ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Të shumtë janë personat që janë vënë në lëvizje nga sfida e re, që është mjaft argëtuese.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.