Kosova

Po thuajse çdo ditë vdes një qytetarë në Gjilan, por Haziri thotë se e ka nën kontroll situatën me COVID

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas një takimi që ka mbajtur sot me Komitetin për Emergjenca, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Haziri ka thënë se gjendja e përgjithshme është nën kontroll, derisa ka treguar se në 24 orëshin e fundit janë shënuar 18 raste të reja me COVID-19 dhe 17 persona janë shëruar.

Haziri ka thënë se respektimi i masave anti-Covid, është zgjidhja e vetme për parandalimin e virusit.

“Luten qytetarët e Gjilanit që të respektojnë rekomandimet e institucioneve të shtetit, sepse përballja me Covid-19 nuk është e lehtë. Gjendja e përgjithshme është nën kontroll, me gatishmërinë më të lartë institucionale në fushën e shëndetësisë, emergjencave civile por edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Kosovës. Është e domosdoshme që të shmanget grumullimi i qytetarëve, apo edhe daljet e panevojshme në qytet”, ka thënë Haziri. Në Gjilan në bazë të statistikave, gjatë gjithë përballjes me pandeminë kemi 638 raste në total, prej të cilave 173 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm, derisa janë shëruar 439 pacientë dhe për fat të keq, betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 qytetarë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483