SPORT

Po rikthehet Premierliga, futbollistët lejohen të kenë kontakt të afërt në stërvitje

Qeveria e Britanisë së Madhe ua ka dhënë dritën e gjelbër klubeve të Premierligës për të mbajtur seanca stërvitore garuese, ku lejohet kontakti i afërt mes lojtarëve. Kjo nënkupton se rifillimi i sezonit në ligën elitare angleze është shumë afër.

Sezoni 2019/20 në Premierligë u pezullua në mars si pasojë e pandemisë koronavirus, por zyrtarët anglezë synojnë që ai të rifillojë në mes të qershorit, pas rikthimit të klubeve në stërvitje.

Klubet i rifilluar stërvitjet në grupe të vogla javën e kaluar, duke i respektuar masat e vendosura nga qeveria britanike për mbajtjen e distancës sociale në kuadër të fazës së parë.

Kjo qeveri e ka publikuar sot fazën e dytë të udhëzimeve për atletët dhe sportistët elitarë, e cila ua lejon atyre të kenë kontakt të afërt në stërvitje.

Premierliga buzë rikthimit, futbollistët lejohen të kenë kontakt të afërt në stërvitje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.