Show Biz

Po me Keisin dhe Stresin çfarë po ndodh?!

Keisi dhe Stresi i dhanë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë dhe për këtë folën qartë dy postime të saj në Instastory, ku shprehej se nuk kishte asnjë arsye përse të vinte me pushime në Shqipëri këtë verë!

Stresi më pas festoi 33-vjetorin dhe nuk pati asnjë urim në publik nga ana e Keisit, siç ndodh gjithmonë në përvjetore.

Akoma nuk dihet arsyeja e ndarjes së çiftit, i cili nuk e ndjek më në njëri-tjetrin Instagram. Por çfarë po ndodh mes tyre aktualisht?

Sot Keisi ka publikuar një status në Instagram, ku shprehet: “Koha do ta tregojë!”

Nuk e dimë nëse ky është një mesazh për reperin, apo nëse ajo ia ka lënë në dorë kohës marrëdhënien e tyre.

Pak kohë më parë, Keisi foli për tradhti duke aluduar se reperi nuk i ka qëndruar besnik.

“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka ndarë duke i lënë të gjithë të mendojnë se në fakt ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë.

Në një postim të tijin, Stresi shprehu dëshirën e tij të madhe për t’u bërë baba, pasi publikoi një foto me disa bebe të adhurueshme të shtrirë në krevatet e tyre.

“Marshallah, vetëm një fëmijë do të doja në jetën time, me vullnetin e Zotit”, shkruante reperi në postimin e tij.

Epo ndoshta gjërat nuk kanë marrë fund përgjithmonë!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.