Bota

Po mbante fjalim kur ndodhi tërmeti, deputeti vrapon i tmerruar brenda parlamentit

Një tërmet i fortë goditi kryeqytetin e Islandës, Rejkjavikun. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, teksa dridhjet e nëntokës u ndjenë pothuajse në të gjithë vendin.

Gjatë kohës kur kryeqyteti u godit nga tërmeti, po zhvillohej seanca parlamentare.

Kamerat brenda Parlamentit kanë filmuar momentin se si një deputet, i cili po mbante fjalim, largohet me vrap nga foltorja sapo ndjeu lëkundjet e forta sizmike.

Godina e Parlamentit u lëkund, ndërsa kryeparlamentari u mundua të ruante qetësinë.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajtën në këto platforma se pas tërmetit të madh, pati edhe lëkundje të tjera sizmike, të njohura edhe si paslëkundje.

Mediat islandeze nuk kanë raportuar për viktima, të lënduar apo dëme materiale.