Kombëtare

Po luante në banesën e gjyshit/ 4 vjeçari bie nga kati i tretë, sillet në gjendje të rëndë në Tiranë

Një incident i rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Një fëmijë 4-vjeçar mësohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës së gjyshit të tij, duke pësuar dëmtime të rënda.

I mituri po transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Pogradec/Informacion paraprak          

Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.