Bota

Po iknin nga Erdogan, 7 persona vdesin në brigjet greke

Një tragjedi është shënuar në brigjet e ishullit grek Oinouses, në afërsi të Hios.

Raportohet se një barkë në të cilën ndodheshin mbi 18 persona, ishte nisur nga brigjet turke dhe në afërsi të Hios është përmbysur.

Si pasojë 7 persona kanë gjetur vdekjen, nga këto viktima, 1 ishte një foshnjë e mitur, katër fëmijë dhe dy gra, ndërsa 11 persona të tjerë janë shpëtuar.

Po vijon një operacion shpëtimi sepse ende nuk dihet numri i saktë i personave të cilët ishin në atë varkë.

Mediat greke zbulojnë se kanë qenë dy familje nga Turqia, të cilët ishin larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar ndjekjeve të qeverisë së Presidentit Erdogan.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.