Bota

Po flisnin me zë të lartë poshtë ballkonit të tij/ Del e vret 5 persona

E pabesueshme por e vërtetë! Një qytetar në Rusi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 5 persona me justifikimin se ishin duke folur me zë të lartë poshtë banesës së tij.

Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi në fshatin Yelatma, në rajonin e Ryazan, 200 km larg kryeqytetit Moskë, raporton BBC.

Sipas hetuesve të ngjarjes, autori fillimisht ka patur një debat verbal me viktimat nga ballkoni i tij dhe më pas ka zbritur duke hapur zjarr.

4 meshkuj dhe një grua ndërruan jetë menjëherë për shkak të plagëve të marrë, theksojnë autoritetet.

Ndërkohë autori, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është nën arrest.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483