Bota

Po bëhët gjithçka për të parandaluar zgjerimin e virusit

Kina ka dërguar punonjësit shëndetësor dhe pajisjet në spitalin e ri të ndërtuar, duke shpenzuar 173 miliardë dollarë për parandalimin e zgjerimit të virusit, si dhe ka kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nga frika e coronavirusit.

Të dhënat e reja flasin për vdekjen e 362 personave dhe mbi 17 mijë të infektuar, derisa vendet e tjera po vazhdojnë me evakuimin e qytetarëve të tyre nga zona më e goditur kineze nga ky virus – Hubei.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se numri i të infektuarve do të rritet edhe më shumë, pasi po priten testet e mijëra rasteve të infektuarve.

Gjithashtu hapja e shkollave është shtyrë me qëllim që të mos zgjerohet nëpër Hubei virusi vdekjeprurës, ku sot është hapur spitali i ri me njëmijë shtretër që është ndërtuar për vetëm 10 ditë.

Pas dy ditëve pritet të hapen dyert edhe të një spitali tjetër të ri me 1,500 shtretër, në të cilin do të trajtohen rastet e personave të infektuar me coronavirus.