Kosova

Pllana tregon burimet e librit për UÇK-në

Autori i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, Nusret Pllana, ka treguar burimet e librit të tije, të cilën Serbia e përdori si argument për ekzistimin e arkivave të UÇK-së dhe hapjen e tyre.

Pllana ka treguar se burimet e librit janë kryesisht autorë shqiptar, të cilat janë marrë nga Arkivi Shtetëror i Kosovës, përkatësisht nga Sektori i Arkivit të UÇK-së.

Në takimin e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mbajtur në Bruksel, palët janë dakorduar për hapjen e arkivave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur më këtë çështje kishte deklaruar se hapja e arkivave e do të ishte në të mirë të Kosovës, pasi qasja në arkivat e Serbisë do të ndihmonte në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa, sa i përket hapjes së arkivave të Kosovës, ai kishte deklaruar se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur.