SPORT

‘Plisat’ nuk udhëtojnë në Drenas, Feronikeli nuk shpërndan bileta për tifozët e Prishtinës

Kryendeshja e javës së 33-të dhe ndeshja vendimtare e këtij edicioni në Superligën e Kosovës do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Feronikeli është nikoqir i FC Prishtinës, në një ndeshje ku do të vendoset kampioni i ri i Kosovës në futboll.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në pasditën e së dielës me fillim nga ora 16:00, ndërkaq klubi nga Drenasi tashmë ka lansuar disa njoftime të rëndësishme para ndeshjes.

Bëhet e ditur se Feronikeli ka vendosur që të mos ua ndajë asnjë biletë tifozëve të FC Prishtinës për këtë ndeshje të rëndësishme.

Besohet se një hap të tillë, Feronikeli e ka marrë për shkaqe sigurie.