Life Style - Funny

Platforma muzikore “Spotify” tani edhe në Kosovë dhe Shqipëri

Platforma botërore për muzikë “Spotify” tanimë është lansuar edhe në 13 tregje të reja në të gjithë Evropën, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 92.

Kështu, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, tani, përdoruesit në Kosovë, Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kazakistan, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusi, Serbi, Slloveni, dhe Ukrainë mund të shijojnë një përvojë dëgjimi që përfshin 50 milionë këngë, 4 miliardë “playlists” dhe veçori të lokalizuara të personalizimit të muzikës.

“Zgjerimi ynë në Evropë vjen ndërsa konsumatorët në rajon pranojnë transmetimin… Përdoruesit në këto 13 tregje do të bashkohen me 286 milionë dëgjues ekzistues të Spotify dhe 130 milionë abonues Premium, kështu që është gjithashtu një moment i madh për artistët që do të jenë në gjendje të angazhohen me më shumë mbështetës se kurrë më parë, në një botë gjithnjë e më të lidhur ndërmjet vete”, thuhet në njoftim.

Në këtë drejtim thuhet se të 13 tregjet do të jenë në gjendje të shijojnë falas aplikacionin Spotify të mbështetur nga reklama.

Ndryshe, siç thuhet më tej, Spotify e transformoi muzikën që në vitin 2008.

“Misioni ynë është të zhbllokojmë potencialin e krijimtarisë njerëzore duke i dhënë një milion artistëve krijues mundësinë dhe miliarda fansave mundësinë për të shijuar dhe u frymëzuar nga këta krijues”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.