Kronika e zezë

Plasë sherri në familje, djali i rrah prindërit dhe të fejuarën

Shqipëri/ Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës në 24 orët e fundit, dy prej tyre shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Një djalë u arrestua pas denoncimit se në një familje në kryeqytet kishte një konflikt, ku i riu kishte rrahur prindërit dhe të fejuarën. Nuk është mjaftuar me kaq, por ka kanosur dhe forcat e rendit që shkuan të qetësojnë situatën.

Ndërkohë, policia arrestoi një 34-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident me vdekje një ditë më parë në rrugën Vorë-Rinas.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën Vorë-Rinas, ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin H. T., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.