Show Biz

Plas sherri mes Feros dhe Met Elshanit

Rep artisti i njohur, Feronit Shabani, i njohur si Fero, para një kohe ka bërë të ditur se ai është larguar nga kompania “On Records”, nga e cila ka shkëputur kontratën disa vjeçare.

Këtë ai e kishte bërë të ditur përmes një statusi në faqen e tij zyrtare, Instagram.

“Fansa , Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur . Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua. Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme”, ishin fjalët e Feros.

Mirëpo, siç duket po ndodh diçka mes tyre, sepse tashmë ata nuk ndjekin njëri-tjetrin mes tyre.

Teksa Met Elshani, ish menaxheri i Feros, mbrëmë ka bërë një postim duke iu drejtuar atyre që menaxhojnë artistët e ri, ku sipas tij disa prej tyre po i marrin në qafë këta të rinj, të cilët po rebelohen edhe ndaj familjarëve.