Kosova

Planet e Thaçit. Presidenti i Kosvës: Në paktin final me Serbinë edhe…(VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është rikthyer idesë së marrëveshjes me Serbinë, në kuadrin e së cilës diskutohet edhe shkëmbimi i territoreve, por këtë herë, me një sqarim më të detajuar se deri më tani. 

Thaçi këmbënguli sërish se një ujdi gjithëpërfshirëse me Beogradin do t’i siguronte Kosovës një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do t’i hapte perspektivën e integrimit euro-atlantik. Por, ndërsa në kornizat e paktit final Kosovë-Serbi do të hyjnë edhe komunat në Luginën e Preshevës (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc), Presidenti sqaroi se pjesë e Republikës së Kosovës do të bëhen edhe disa zona të shumëdiskutuara deri më tani.

“Edhe Gazivoda, veriu i Mitrovicës dhe Trepça. Dua t’i hedh poshtë të gjitha thashethemet të cilat duhet të ndalen përfundimisht”, deklaroi Thaçi.

Ai sqaroi më tej se ka zhvilluar një takim me dy kryesuesit e ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilëve u ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me procesin e deritanishëm të dialogut me Beogradin. Një ditë më parë, kreu i shtetit kosovar deklaroi se do të udhëtojë drejt Hagës, nëse Gjykata Speciale e thërret ashtu siç ka bërë me disa ish-drejtues të UÇK-së./TCH