Kombëtare

Plagoset një polic në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj është plagosur, gjatë ditës së dielë në fshatin Brestovik të Pejës.

Sipas njoftimit, viktima pas dhënies së ndihmë ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes së rëndë, është dërguar në QKUK-Prishtinë.

Policia thotë se me të marrë informacionin ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në shtëpinë e viktimës në fshatin Brestovik, ku sipas familjarëve rasti ka ndodhur ne një aneks të shtëpisë së viktimës.

Organet kompetente janë duke i kryer hetimet në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe hetuesit kompetent në këtë rast, meqë viktima është pjesëtar i Policisë së Kosovës.