Kosova

Plagoset një person në Prishtinë, autori po kërkohet nga policia

Një person është plagosur sonte me armë zjarri në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se njësitë policore sapo kanë marrë informatën, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”,

Sipas informacioneve që ka siguruar Policia e Kosovës, personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse, personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë