Kosova

Plagosen dy persona me armë në Lipjan

Në orët e vona të së hënës, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Lipjan.   

Policia e Kosovës ka treguar për Express se dy presona kanë mbetur të plagosur, ku edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.  

“Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona te plagosur në Lipjan, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia me njesitet e saj ju ka pergjigjur rastin dhe është në proces të ndermarrjes se veprimeve operative dhe hetimore në funksion te sqarimit të plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti”, ka thënë për Expres, Daut Hoxha zyrtar për informin në Policinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.