Kosova

Plagoset me thikë një grua në Istog, në rrezik për jetë

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Orroberdë komuna Istog kishte ndodhur një rast plagosje ( rast i cilësuar – Vrasje në tentativë), me ç’rast ishte plagosur një femër M.M nga fshati Jablanicë komuna Pejë.

Personi i dyshuar i kësaj vepre gjendet në arrati. Është i njohur për policinë dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Njësitë relevante të PK-ës, stacioni policor Istog gjinden në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Viktima, gjendet në Spitalin rajonal Pejë, për momentin sipas mjekëve gjendja shëndetësore është e rëndë.

Lidhur me rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë, policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme . /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.