SPORT

Pjesa e parë: Chelsea 1-0 Liverpool

Ka përfunduar 45-minutëshi i parë i UEFA SuperCup ndërmjet dy gjigantëve anglezë, Chelsea dhe Liverpool.

Pjesa e parë foli për Blutë, të cilët dominuan dhe me plot meritë e mbyllën me avantazh.

Të besuarit e Frank Lampard, që kanë ardhur në këtë ndeshje pas humbjes turpëruese 4-0 ndaj Manchester United, që nga fillimi janë paraqitur me fytyrë tërësisht ndryshe nga ajo që shfaqën në pjesën e dytë ndaj Djajve të Kuq.

Chelsea, me ide të qarta, e ka kontrolluar pothuajse tërësisht takimin, duke mos i lënë shumë hapësira Liverpoolit, të cilët patën vetëm një rast të rrezikshëm me Salah.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Olivier Giroud pas një pasimi fantastik të Pulisic. Ky i fundit realizoi një supergol në fundin e pjesës së parë, por, fatkeqësisht për të, goli u anulua.

Në pjesën e dytë pritet të shihet një Liverpool më agresiv. Shpresojmë ta shohim Shaqirin në fushë. /Kosova.Info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.