Kombëtare

Pjekja dhe përgatitja e kafesë, traditë gjysmë shekullore e familjes Havziu

Sa zgjohet prej gjumit  gjëja e parë që bën Muhamet Havziu, është përgatitja e kafesë.

Si fëmijë, ka vështruar me pasion punën e babait dhe gjyshit të tij, të cilët ishin ndër zejtarët e parë në kryeqytet.

Për Muhamet Havziu, përgatitja e kafesë nuk është vetëm që t’a pish dhe ta shijosh.

Ai thotë se është më shumë kulturë.

“Me bluarjen, pjekjen dhe paketimin e kafes, unë personalisht merrem që nga viti 1982. Më herët ka panuar edhe baba, ndërsa edhe gjyshi ka punuar punën e njëjtë por në Bullgari”, tregon për RTV Dukagjinin, Muhamet Havziu.

Tashmë ky vend njihet si dyqan i traditës, ku e veçanta e tij është aroma e kafesë, e cila njihet gjithandej.

Ai ka thënë se kafeja vazhdon të mbetet përditshmëri, në shumë vende të Kosovës.

“Kafja në Kosova ka një traditë të konsumimit, por jo në nivel. Pjesa e Dukagjinit e konsumon më shumë dhe kanë më shumë traditë, ndërsa pjesa tjetër e Kosovës më pak, por megjithatë konsumohet. Ka njerëz që nuk mund ta fillojnë mëngjesin pa një kafe”, tregon më tej Muhamet Havziu.

Padyshim se derisa e merr në dorë një filxhan kafe, shkon një proces i gjatë.

“15 kilogram kafe piqen për rreth 45 minuta, ndërsa bluarja bëhet në mulli klasik me gurë, dhe për rreth 2 minuta bluhet një kilogram”, sqaron Havziu.

Këtë Traditë tashmë po e vazhdojnë edhe fëmijët e Muhamet Havziut, duke u bërë kështu brezi i katërt i përgatitjes dhe shitjes së kafesë në kryeqytet.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483