Hi Tech

Pixelbook Go është Chromebook i ri i Google

Kompania Google është duke e përgatitur një ngjarje të madhe për ditët në vazhdim, ndërsa disa nga befasitë tashmë janë zbuluar.

Google synon ta prezantojë Chromebookun e vet të ri, laptopin e quajtur Pixelbook Go. Bëhet fjalë për laptopin 13.3 inçësh i cili na kujton MacBookun e Apple, shkruan KOHA Ditore. Ai mka porte USB-C nga të dyja anët, ndërsa në njërën është vendosur edhe porti 3.5 mm për kufje. Tastiera është e ngjashme me atë të Pixelbook nga viti 2017.

Dallimi është në pjesën e poshtme e cila është e rrudhosur dhe e rehatshme në prekje.

Në shitje do të dalin disa modele me specifika të ndryshme të cilat do ta përcaktojnë edhe çmimin. Modeli bazë do të ketë procesor Intel Core m3, 8 GB RAM dhe 64 GB memorie, ndërsa modeli më i mirë do të ketë procesor Intel Core i7, 16 GB RAM dhe 256 GB memorie.

Gjithashtu, blerësit do të mund ta blejnë edhe modelin me ekran me rezolucion 4K.

Pixelbook Go do të prezantohet të martën me telefonat e rinj mobil Pixel dhe pajisjet Nest.

Leave a Reply

Your email address will not be published.