SPORT

Pirlo ka oferta për t’u bërë trajner

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo, ka zbuluar se ai ka qenë në kontakt me disa ekipe dhe ka pretenduar se mund ta nisë karrierën e tij si trajner me ndonjë klub jashtë Italisë.

Legjenda e futbollit italian dëshiron ta nisë një hap të re në karrierën e tij, tani si trajner. Ai më parë kishte bërë të ditur se nuk dëshiron të nisë këtë karrierë me një ekip të të rinjve dhe tani ka thënë se mund të largohet nga Italia për ta arritur synimin e vet.

“Unë po studioja për Master, në shtator do të duhet të jem gati, por tani gjithçka është suspenduar. Ne supozohej të flisnim me trajnerin e Hellas Veronas, Ivan Juric, dhe trajnerin e Lazios, Simone Inzaghin, por tani gjithçka është suspenduar”, ka thënë Pirlo.

“Unë kam folur me disa skuadra, do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e kam problem të shpërngulem diku tjetër dhe nuk e kam asnjë problem të jetoj në një vend tjetër”.

“Unë isha në Nju Jork si futbollist dhe tani mund ta nis karrierën si trajner diku tjetër. Nëse dëshiron të arrish diku, mund ta arrish edhe duke u nisur nga diku tjetër”.

“Mua nuk më mungon futbolli, jam gati për këtë hap të ri në karrierë. Pas dy vjetëve në shtëpi, unë e di saktësisht se çfarë dua të bëj tani”. /Gazeta Express/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.