Pioli para derbit me Interin: Një mundësi për t’u ringritur

Pas ‘El Clasico-s’ mes Real Madridit dhe Barcelonës (3-2), nesër mbrëma vjen derbi më i madh italian ndërmjet Interit dhe Milanit.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha italiane, mund të jetë vendimtare për sezonin zikaltër në rast triumfi ndërsa edhe Milanit nuk i mungon motivimi pasi do të bëjë gjithçka për të evituar “festën” e kushurinjve.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i bindur së te besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë.

“Ndeshja ndaj Interit është një mundësi për t’u ringritur. Vendosini çfarë emri të doni, quajeni një ndeshje për krenarinë, për përgjegjësinë apo për flamurin. Një fitore në derbi ka shumë domethënie. Nuk dua që të flitet për mua, është folur shumë këto kohë dhe kjo nuk i bën mirë askujt”, tha Pioli.

“Pres që në stadium të jenë 70.000 tifozë në mbështetje të skuadrës, nuk duhet t’iu interesojë Pioli, por Milani. Në derbi duhet të bëjmë gjithçka që skuadra tjetër të mos e fitojë ndeshjen”, ka theksuar Pioli. 

Go to TOP