SPORT

Pioli e ndëshkon Romagnolin pas paraqitjeve të dobëta

Sipas raporteve të fundit, trajneri i Milanit, Pioli do ta lërë në bankën rezervë Alessio Romagnolin për përballjen e sontme me Romën, duke favorizuar Fikayo Tomorin përpara tij.

Sky Sport Italia raporon se paraqitjet e dobëta të Romagnolit të kohëve të fundit dhe barazimin e së enjtes 1-1 të Ligës së Evropës me Crvena Zvezdën do ta nxisin Stefano Pioli të marrë një vendim radikal.

Ai mund të dërgojë Romagnoli në stol kundër ish-klubit të tij, pasi kishte dalë përmes akademisë Giallorossi.

Në vend të kësaj, transferi i janarit nga Chelsea, Fikayo Tomori do të jetë në qendër të mbrojtjes së bashku me Simon Kjaer.